Nga Ilir Demalia
Prej një javë apo më shumë, po shkruhet, po analizohen nga politikanë, analistë, gazetarë “ftesat” që Donald Trump i ka “dërguar Lulzim Bashës, Fatmir Mediut dhe së fundi princit Leka Zogu i II, për të qenë prezent në ditën e inagurimit të presidentit Trump në 20. Janar. 2017.
Disa ditë më parë shkruajta për një lajm të rremë u çfaq në të gjitha gazetat dhe TV-të, në faqet on-line në Shqipëri dhe Kosovë, për nje deklaratë të Donald Trump në lidhje arrestimin e Ramush Haradinaj.
Siç kamë vënë re dhe më pare, teknologjia na ka dhënë mundësinë që çdo gjë mund të verifikohet në moment me telefonat që mbajmë në duar, e sidomos, këta “manjatët” mediatik, analistët e gazetarët elitar me I-phone 6-7.
Analistët, gazetarët elitar apo partiakët e partive që përfaqsojnë respektivisht njerëzit e “ftuar” nga Trump, komentojnë dhe shpërndajnë si lajm, një gënjeshtër, si përkrahje e njërit apo tjetrit nga presidenca e administrates së Trump që do të vijë në 20 Janar.
Kjo është jo vetëm qesharake por edhe një tregues i injorancës së ketyre njerëzve që mendojnë se jemi akoma në sistem komunikimi Alo Ded, dhe jo me I-Phone që mbajnë në duar për t’u dukur të sofistikuar me fjalën më të fundit të komunikimit teknologjik por nuk dinë ti përdorin.
Ftesat që kanë marrë emrat e sipërpërmenduar, janë marrë nga përfaqsues të distrikteve të ndryshme, si kongresistë apo senator që kanë të drejtë të kenë disa bileta dhe, këta ja japin njerëzve që lobojnë për këta senator me para gjatë fushatave për zgjedhjet e tyre. Ka dhe bileta që mund të blihen dhe që fillojnë nga 2 mijë deri në 20 mije dollar.
Dihen businessman-ët shqiptar që janë të lidhur me shumat e parave që i japin X apo Y kongresisti apo senatori dhe kjo një gje krejtë normale. Këta lobistë shqiptar marrin disa bileta te tilla për lidhjet që kanë me këta njerëz të politikës amerikane dhe nje letër nga senatori apo kongresisti për të ftuar politikanët nga Kosova për simpatitë apo më shumë për interesa investimesh që kanë bërë me këta zyrtare në Kosovë apo Shqipëri. E ka dhe raste kur këta politikanë kanë investuar duke pastruar paratë me lidhjet këtu….
Apo kur politikanët në Shqipëri nga fondet e partive apo fitimet e korrupsionit, me ndermjetësin e taksixhiut Ramës në rastin Obama, japin para këtyre këtu për “ftesat” që ti shesin si përkrahje e politikës amerikane apo presidentit radhës. Kjo lojë e shëmtuar, jo vetëm amatorësh politikë, tregon mosseriozitetin e shtetit dhe medias për manipulime të tilla kaq banale dhe kaq pa vlerë.
Nuk ka ftesë zyrtare dhe nuk ka takim Trump me këta persona në këta rast. Më qartësisht, po ta pyesin Trump për këta tre emra të “ftuar”, nuk di të përgjigjet kush janë.