Home KRYESORE “THE GUARDIAN” – Evropianët i kundërpërgjigjen Tereza Meit

“THE GUARDIAN” – Evropianët i kundërpërgjigjen Tereza Meit

Skepticizëm, indinjatë dhe këshilla.

Udhëheqësit evropianë dhe shefat e industrisë e përshëndetën qartësinë e fjalimit mi Brexitin të Tereza Meit, por thanë se kursi që kishte zgjedhur ajo do ta dëmtojë Britaninë më shumë se vendet e anëtare të BE-së.

Donald Tusk, kryetari i këshillit evropian, e përmblodhi reagim zyrtar të bllokut në një cicërimë: “Proces i trishtuar, por të paktën realist. BE27 e bashkuar dhe e gatshme për të negociuar sipas nenit 50”.

Folker Traier, i dhomës gjermane të industrisë dhe tregtisë, e bëri të qartë se largimi i Britanisë nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor do të sjellë dëme thelbësore për lidhjet e biznesit mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. “Pa dyshim Brexit-i kufizon mundësitë e rritjes në të dy anët e Kanalit. Por, për Britaninë dëmi ekonomik ka të ngjarë të jetë më i madh”, tha Traier, duke shtuar se Britania e Madhe ka zgjedhur të ulë atraktivitetin e saj ekonomik.

Shumë në kontinent ishin po ashtu skeptikë në lidhje me aftësinë e kryeministres për të ndjekur premtimin e saj për një Mbretëri të Bashkuar si “një komb i madh tregtar global”. Francezët thanë se Britania ka zgjedhur të zhytë veten. Është e qartë se interesi për britanikët qëndron te 500 milionë konsumatorët në Evropë, jo vetëm te 65 milionë në Britani. Kur Mei të negociojë me një vend si Kina, mund të ofrojë vetëm 65 milionë klientë britanikë. Kjo është një lloj vetëvrasjeje ekonomike.

Një zyrtar i qeverisë italiane tha se ai dyshonte se Britania e Madhe mund të jetë aq e fortë jashtë BE-së sa ishte brenda saj.

Gi Ferhofshtat, kryenegociatori i Brexit-it për Parlamentin Evropian, akuzoi Mein se po ndjek taktika që do të dëmtojnë popullin britanik.

Në fjalën e saj Mei tha se nuk besonte se do të dëmtonte “eksportuesit gjermanë, francezë dhe fermerët apo peshkatarët spanjollë”.

Por në Spanjë, Havier Garat, presidenti i Europeshkimit, i cili përfaqëson 80.000 punëtorët e peshkimit në të gjithë BE-në, tha se një marrëveshje reciproke ishte opsion i preferuar, por punëtorët britanikë do të humbisnin më shumë se rivalët e tyre kontinentalë.

Share: