Home KRYESORE Viza amerikane për Ramush Haradinajn çmend mediat në Serbi

Viza amerikane për Ramush Haradinajn çmend mediat në Serbi

Duket se Mediat në Serbi vazhdojnë të jenë të obsesionuara me Ramush Haradinajn. Ai eshte i pranishem ne Mediat serbe si për arrestimin, lirimin me kusht dhe vecanerisht vizen amerikane per ish kryeministrin e Kosovës te cilen nuk e kane marre politikane serbe!

Sa në “Politikë”, sa në “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se mbetet politikani më i urryer shqiptar në Serbi. Por pas lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vënë në “gjueti” me tituj kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shkruan lajmi.net.

“Po i ec në jetë: Krimineli Haradinaj tani merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’. Më herët, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan  se për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar./dita.al

Share: