Nga Arian Galdini
Pergjithesisht une gjithmone kam qene kunder parapolitikes se ushtruar ne keto 25 vite nga partite politike kryesore shqiptare te cilat benin vete edhe protestat, edhe Kuvendin, edhe alternativen. Praktikisht, mbajtja e kontrollit prej partive politike ne organizimin e protestave, ka vrare, asgjesuar dhe deformuar pikerisht ate qe eshte e duhet te jete aktori natyral i organizmit qytetar, pra aktivizmin civil.
Nuk kemi me as organizata civile te besueshme e as aktiviste civile te pa nderlidhur ne nje menyre a nje tjeter me lojerat e fuqite politike.
Ky eshte nje nga demet madhore qe partite kryesore i kane bere ketij vendi sa here qe kane qene ne Opozite. Po aq keq jane sjelle keto parti edhe kur kane qene ne pushtet, sepse ato organizata apo ata individe civile qe i kane pas perdorur ne ditet e veshtira te opozites, i grazhdojne me para publike ose biznesesh kliente qe ti shperblejne e ti kene per raportime optimiste e veprimtari antipopozitare.
Ketu jemi ne boten reale e gjerat jane keshtu si jane. Nuk mund, as te veprojme e as mendojme ne boten e “ah sikur”…
Shoqeria civile eshte sektori i trete i punesimit ne Shqiperi dhe mbahet me projekte e grazhdime sipas sherbeses, qe ata i quajne Projekte.
Aktivizmi civil eshte ne piken e tij me te dobet. Ka ngelur vetem nje berthame vocerrake qe perpiqet te mbaje gjalle kete organ demokratik, te cilin koha protodemokratike ne te cilen po jetojme e ka nxjerre si rudiment.
Opozita e la fushen e lire per pothuajse gjate gjithe kohes se mandatit te saj si pakice politike.
Nese ka nje vlere e nje merite Lulzim Basha ne gjithe kete histori, eshte pikerisht fakti se mendesia e tij moderne dhe kultura e tij thelbesisht perendimore bene qe ai ta terheqe Opoziten ne kufijte e saj politike dhe tia hedhe dorashken shoqerise shqiptare qe te sprovoje muskujt dhe kapacitetet e saj civile.
Per kete vendim e strategji, Lulzim Basha edhe ka mare mbi vete nje mal me kritika se perse nuk ishte ne sheshet e Protestes, nderkohe qe Qeverisja e zhyste vendin ne mjerim dhe krim.
Por le ta themi e sqarojme njehere e mire. Nuk eshte faji e as pergjegjesia e Lulzim Bashes, pse ai vendosi e zgjodhi te beje politike. Faji eshte i gjithekujt me pare qe e ka shkaterruar ne rrenje cdo mundesi e grinte te aktivizmit civil ne kete vend.
Sheshet e protestes duhet ti kishte mbushur aktivizmi yne civil dhe shpirti yne qytetar ne keto vite. Pafuqia jone, u reflektua dhe u perceptua edhe si pafuqi e Opozites.
E nje shoqeri qe nuk ka as aktivizem civil dhe as opozite te shesheve, ia nis dhe akaparohet e dorezohet te qeveritaret sundimtare e plackites.
Sidomos kur qeverite e plackitjes dhe krimit, jane te vendosura qe te asgjesojne edhe institucionin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, gjendja behet dramatike.
Opozita ka kuptim si nje opozite politike pikerisht sepse ajo eshte alternative e qeverisjes dhe hyn ne zgjedhje te lira e te ndershme, per te fituar besimin e qytetareve per ti mare ajo fatet e vendit ne duar.
Diten qe Qeveria, i kthen zgjedhjet ne panair votash, ku rezultati vendoset ne fushat e kanabisit dhe nga cubat, lacat, nacut dhe trafikantet, Opozita del jashte cdo funksioni.
Ne kete dite, ose Opozita kthehet ne dekoracion qe punon per llogari e me pagese nga Qeverisja, ose rikthehet ne Shesh per tu njehsuar me revolten qytetare.
Kjo dite ka ardhur.
Ministri i Drejtesise u shkarkua sepse na e deshmoi me ze e figura nga foltorja e Ministrise se Drejtesise, se kjo dite ka mberritur.
Ministrit te Mjedisit iu tregua pjata e pilafit, pse hapi gojen dhe perdet e pushtetit per te na treguar se kjo dite ka mberritur. Kur Kryeministri i tregon Ministrit pjaten e pilafit, i kujton cka ngrene e cpo ha. Me pak fjale i terheq vemendjen qe te mos flase me gojen plot. Sa keq, e sa turp njekohesisht.
Ambasadori Amerikan ve alarmin se banda e kriminele duan te blejne zgjedhjet, nderkohe qe Prokurorin e Pergjithshem e ben pergjegjes pse menyra sesi ky e ka kryer detyren ka qene si ai kopshtari qe kujdeset per oborrin e tij ndersa nuk i prek me dore bimet e egra dhe barishtet e keqija.
Cfare duhet te bejme ne si Opozite e si qytetare ne keto kushte e ne kete dite?
Te vazhdojme te bejme politike kur ata qe na Qeverisin po vrasin cdo rregull loje, cdo institucion, cdo parim e vlere?
Perpara nesh kemi vetem 2 zgjedhje, ose do te dalim ne shesh per te mos u ndalur me derisa ketij vendi ti garantohen zgjedhjet e lira dhe te ndershme, ose do te dorezohemi e do u bejme pazar per cmim atyre qe na qeverisin.
Partia Demokratike dhe Lulzim Basha e moren nje vendim madhor kete jave. Ne dt 18 shkurt, na ka thirrur ne sheshin e protestes te gjithe neve, te gjitheve bashke.
Qe protesta te mos perdoret e as perfundoje si hapje pazari, ka nje rendesi jetike qe ne te gjithe ta kuptojme e ngrihemi ne kembe per ta mare sheshin qe te mos shkulemi me prej aty derisa te fitojme objektivat tona politike dhe qytetare.
Cdo menyre tjeter e te organizuarit dhe te ideuarit te kesaj proteste, do te ishte me kosto te medha besueshmerie per te gjithe ne si Opozite.
Me keta qe na qeverisin si plackites e ne simbioze me krimin, nuk kemi zgjidhje tjeter, ose do ti rrezojme ose do ti durojme….
Une them qe ne dt 18 shkurt, te mos dalim ne proteste per jo shkurt. Sheshi na therret qe te ulemi aty kembekryq sepse kur institucionet dhe qeverisjen i pushton plaçkokracia dhe krimokracia, i vetmi vend ku gjendet demokracia eshte sheshi i protestes dhe revoltes qytetare.
Ne si Opozite dhe si qytetare duhet te jemi aty ne shesh, aty ku eshte demokracia. Vetem keshtu do te mund ti rrezojme plaçkokratet dhe krimokratet, qe ta rikthejme demokracine ne institucione dhe qeverisje.