Home KRYESORE Fevziu i shkruan Ilir Metës: Po tani?

Fevziu i shkruan Ilir Metës: Po tani?

Sipas një komenti të drejtuesit të “Opinion”, protesta e PD, nga më të mëdhatë e saj në këto kohë, ka vënë në një pozicion të vështirë aleatin e Ramës, Ilir Metën.

“Vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve.

Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të pronocohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë”. Kjo përgjegjësi për metan bëhet edhe më e fortë pasi jo shumë kohë më parë ministra dhe funksionarë të lartë të partisë së tij kanë akuzuar drejtpërdrejt policinë se po përgatitet të manipulojë zgjedhjet.

Por ashtu sikurse shumë të tjerë edhe për Fevziun është e qartë se para parimit kreu i LSI-së më parë sheh llogaritë, ndaj ai shkruan: “Nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal. Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv”. Por sipas gazetarit zgjedhja e Metës mbeten ende një enigmë: “”Nuk dihet nëse LSI do reagojë” shkruan Fevziu. (Lapsi.al)

Share: