Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka revokuar vizat e shumë gjyqtarëve e prokurorëve.
Pak ditë nga vendimi i ambasadës amerikane për pezullimin e vizave të funksionarëve të drejtësisë ReportTv mëson se janë 70 zyrtarë të cilët janë prekur nga ky vendim dhe nuk lejohen të shkelin në territorin amerikan deri në një vendim të dytë.
Këtë të enjte i pari zyrtar që pranoi se ambasada i ka revokuar vizën ishte Kryeprokurori Adriatik Llalla ndërsa po ashtu u sqarua se viza i është refuzuar dhe shefes së sektorit të dekriminalizimit, prokurores Rovena Gashi.
Por kjo listë ka prekur të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe.
Kjo listë me 70 zyrtarë nuk është bërë publike nga ambasada ndërsa sipas burimeve për ReportTv e shqiptarja.com thanë se ajo prek dhe një pjesë të mirë të familjarëve të tyre pasi gjatë pajisjes me vizë zyrtarët kanë aplikuar në cift si bashkëshort.