Home KRYESORE Akuzat e Llallës, BE në mbrotje te Lu-se: Bashkë për të pastruar...

Akuzat e Llallës, BE në mbrotje te Lu-se: Bashkë për të pastruar drejtësinë shqiptare

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Delegacioni i Komisionit Europian ne Shqiperi, përmes një deklarate për mediat, mbështet publikisht ambasadorin e SHBA­-së në Tiranë, për angazhimin e tij në krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe profesional.

“Bashkimi Europian ka shprehur vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Donald LU.

BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA“, thuhet ne reagim e forte te BE ne lidhje me akuzat e Kryeprokurorit shqiptar ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu.

Share: