Home KRYESORE Basha i përgjigjet Koçijançiçit për protestën! Ja cfare i thote:

Basha i përgjigjet Koçijançiçit për protestën! Ja cfare i thote:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratës së zëdhënëses së BE –së, Maja Koçijançiç, e cila në një intervistë për TVSH tha se bojkoti i parlamentit nga opozita vetëm e përkeqëson klimën politike.

Në një lidhje direkte me Top Story nga çadra e ngritur para kryeministrisë, Basha u shpreh se nuk e kishte dëgjuar deklaratën, por gjithësesi u përgjigj:

“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”.

Deklarata e tij është më e forta e bërë nga kreu i PD që pas vënies në dyshim të paanësisë së ambasadores Vlahutin. Gjatë negociatave për reformën në drejtësi, zëra brenda PD –së e kanë përfolur ambasadoren për njëanshmëri politike në mbështetje të kryeministrit Rama dhe për mosvënie në dijeni të Brukselit mbi disa çështje problematike të rëndësishme, si situata me kultivimin e kanabisit. /Lapsi.al

Share: