Thirrje të forta janë lëshuar nga protesta së opozitës kundër drejtuesve të Televizionit Publik Shqiptar. Lulzim Basha përmendi me emër Thoma Gëllçin e TVSH duke iu bërë thirrje protestuesve ta tërheqin zvarrë nga zyra.
“Thoma Gëllçi o pleh, do të tërheqin zvarrë nga TVSH! Thyejani xhamat e dritareve, shpojani gomat e makinave. Doni luftë, luftë do të ketë, por qytetarët do të fitojnë. Do t’i fshijmë nga zyrat të gjithë ata që tallen me qytetarët. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim!” u shpreh Basha.
Nga ana tjetër, kreu i demokratëve lëshoi edhe një thirrje për ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilit i kërkoi t’i heqë vizën edhe Edi Ramës, njësoj siç bëri me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.