Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxjerrë detaje nga takimi me eurodeputetin Knut Fleckenstein ku ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin u la jashtë zyrës së tij.
I pyetur nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” reallizuar ne Cadren e protestes, Basha tha se takimi ishte parashikuar që i pranishëm në takim me të, të ishte vetëm Fleckenstein.
“Takimi me zotin Flekenshtajn ishte i parashikuar tet a tet. Kështu ka qenë i parashikuar takimi. Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Ambasadorët kanë punën e tyre unë kam punën time dhe puna ime të përmbush aspiratat e qytetarëve shqiptarë” – tha Basha.