Nga Ilir Babaramo
Fjalia e parë që I ka ngelur Berishën në CV e tij shumë të gjatë politike është në anglisht. Never say never, I tha Ramiz Alisë në takimin që ky zhvilloi me intelektualët në verën e vitit 1990.
Në fakt , në politikë , kurrë nuk duhet thënë kurrë. Bën pjesë në abc e saj. Kjo deklaratë e tij duhet ti jetë kujtuar Berishës në kohën kur shumë prej protagonistëve të protestës , njeri pas tjetrit I kërkojnë Metës tu bashkohet kauzës së tyre, ndërkohë që Basha jo më larg se një muaj më parë , me ton të prerë u shpreh në një intervisatë se ai kurrë nuk do bëjë koalcion me Ilir Metën.
Eshtë proverbiale mënyra si hebrejtë e nisin negociatën : biznesin e ke të babait apo e ke krijuar vetë. Ky duket se është rasti tani që Basha para turmës së mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deklaroi se : Jam gati. Gati për cfarë ? Slogani ishte I qartë. Kryetari I PD la qartë të kuptohet se ka trokitur ora e tij. Se periudha inkubatore e karrierës së tij ka përfunduar, se ai është sovran në cdo vendim të tij dhe do drejtojë opozitën drejt fitores së pushtetit.
Jam gati, tha Basha para dhjetëramijëra vetëve duke treguar me gisht dritaren e zyrës së Ramës, por sytë r tij kaluan instiktivisht nga dritarja përballë.
Në fakt, në rrethanat aktuale të politikës shqiptare celësin duket se ka dhe njëherë kryetari I LSI. Këtë e kanë kuptuar gati të gjithë që mblidhen tek cadra e protestës. Berisha e ka ditur me kohë. Për këtë arsye është treguar I kujdesshëm në komunikimin publik me kryetarin e Kuvendit. Kurrë nuk ka bërë deklarata të tipit : kurrë.
Në rrethanat e krijuara votat e LSI janë përcaktuese nëse protesta masive e opozitës do përfundojë me një qeveri teknike apo cadra e opozitës do pjellë një darkë krokodili të dytë.
Dhe në skenarët më ekstremë , madje dhe në skenarin e 14 shtatorit , pushtimi I selisë së kryeministrisë nuk sjell asnjë risi , vec kaosit disa ditor në vend. Sepse për të krijuar një qeveri teknike duhen 71 deputetë. Meta deri tani ka heshtur. Por me ato që tha Manjani një ditë më parë mund të krijojmë idenë se cfarë opinion ka selinë e LSI: arroganca e Ramës është e patolerueshme dhe shumica qeverisëse duhet të negociojë me opozitën për garantimin e zgjedhjeve të lira.
Basha duhet ta ketë kuptuar tashmë se në të gjitha versionet e mundshme të ngjarjeve nuk do ketë sukses nëse Rama dhe Meta do jenë bashkë. Për këtëe arsye ka nxitur Dulen dhe Ndokën ti bëjnë thirrje Metës tu bashkohet. Pikërisht për këtë arsye, Dule dhe Ndoka ngjasojnë me ata baladurët që kalorësit e mesjetës I përdornin për të kënduar serenada përgjëruese.