Home KRYESORE Basha: Shërbimet sekrete të huaja paralajmërojnë rrezikun nga krimi për zgjedhjet

Basha: Shërbimet sekrete të huaja paralajmërojnë rrezikun nga krimi për zgjedhjet

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish sot përmes një mesazhi në Facebook, ku ngre si shqetësim rrezikun që i kanoset zgjedhjeve të ardhshme. Basha thotë se ka informacione të gjithanshme se zgjedhjet janë në rrezik. Më pas ai i bën thirrje qytetarëve për të protestuar më 18 shkurt kundër kësaj qeverie.

“Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme. Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë. Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje”, shkruan Basha.

Share: