Home KRYESORE Basha u përgjigjet zyrtarëve të BE-së që dolën kundër protestës: Parlamenti i...

Basha u përgjigjet zyrtarëve të BE-së që dolën kundër protestës: Parlamenti i opozitës, këtu me njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kthyer përgjigje të gjithë zyrtarëve të Bashkimit Europian që kanë kundërshtuar protestën e opozitës dhe braktisjen e Parlamentit.

Gjatë një prononcimi për News24 nga ‘Çadra e lirisë’, Basha deklaroi i vendosur se Parlamenti është sheshi me qytetarët deri sa të plotësohen kushtet.

“Opozita e ka vendosur parlamentin e saj, deri sa të plotësohen kushtet, parlamenti i saj është këtu me njerëzit. Dy mundësi ka, mposhtja e popullit ose mposhtja e një qeverie që ka bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Zgjedhje fasadë në Shqipëri nuk do të ketë më që këtej e tutje”, theksoi kreu i opozitës Lulzim Basha.

Eurokomisioneri i zgjerim Johannes Hahn dhe raportuesi i Shqipërisë në PE Knut Fleckenstein vlerësuan protestën paqësore por deklaruan që opozita duhet të rikthehet në Parlament pasi aty zhvillohen debatet.

Ndërkohë PD dhe aleatët opozitarë përmes protestës kërkojnë krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje demokratike.

Share: