Home KRYESORE Berisha: Shoku i ngushtë i Taulant Ballës, hajdut milionash dhe vrasës

Berisha: Shoku i ngushtë i Taulant Ballës, hajdut milionash dhe vrasës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook denoncimin e një qytetari i cili akuzon shtetasin Sokol Skuraj, që sipas tij është shoku i ngushtë i Taulant Ballës, për vjedhje dhe vrasje.

Qytetari shkruan se ky person ka vjedhur miliona lekë me receta dhe vazhdon të vjedhë me fondet e veteranëve, në sajë të mbrojtjes së siguruar nga shteti.

Ai akuzon Sokol Skurajn edhe për shtypjen me makinë të një njeriu sikur të ishte një kafshë dhe që arriti të shpëtonte pa i hyrë ferra në këmbë.

“Qytetari dixhital denoncon:

-Banditin e shtetit Sokol Skuraj, i cili pasi
-vjedh qindra milione leke me receta, te cila duket i ndante me Taulant Valken
-shtyp me makine nje njeri, dhe perseri doli pa i hyre ferra ne kemb sikur kishte shtypur nje gic
-vazhdon te vjedhe me fondet e veteraneve per te gjitha keto ai,
-mbrohet nga banditet e shtetit me te cilet ndane vjedhjet! sb

“Doktor,duke te uruar per shendetin e mire dua te te jap nje info te vertet.Pavarsisht se une kam nje nickname anonim do kisha dasht te mbetja i tille. Dua te te them per informacion te sakte ku shoku i ngushte i Taulant Balles, nje hajdut me emrin Sokol Skura, qe plehra ne fjale ishte ideatori i recetes mjeksore fektive ku vodhi me miliona leke nen mbrotjen e shokut tij te ngushte Taulant Balla.

I shpetoi burgut per here te dyte.1 here me recetat fektive dhe per here te dyte me aksidentin me vdekje te nje djali ne Fushe-Milot para 1 viti me sa kam dijeni. Informacioni i ri mbi ktee rilindas eshte ky.

Fondi i detyrushem i kujdesit shendetsor e ka nxjerr debitor ate dhe farmacine e tij me vlere rreth 115 milion lek te vjetra sepse ky ka abuzuar me recetat e veteraneve, duke shtuar medikamente ne recete dhe duke shtuar dhe perqindjen e fitimit. Dmth ne nje recete ne rimbursim kur pacienti eshte veteran barnat qe jane pa pulle te ministrise shumezohen per 25% fitim. Ndersa rilindasi ne fjale i ka shumezuar per 40-50-60% plus qe kane qene dhe suplemente dhe jo barna.

Pra legjislacioni farmaceutik rimburson kategorise veteran cdo lloj barnash qe jane jashte dhe brenda listes se rimbursimit. Rilindasi ne fjale i ka mbushur me suplemente qe nuk rimbursohen duke bere vjedhjen e radhes me 115 milion leke.Tani fondi ia kerkon leket, ndersa ky nuk i kthen mbrapsth duke u munduar t’i anashkaloje. Nuk do te kisha thene per te, por ma ka borxh. Te falenderoj per kohen dhe te uroj shendet te plote.”, shkruan Berisha në Facebook.

Share: