Home KRYESORE Blushi/ Ja si do veproj nese LIBRA bashkohet me Metën ose me...

Blushi/ Ja si do veproj nese LIBRA bashkohet me Metën ose me Ramen…

Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi, ka deklaruar se është kundër një bashkimi të mundshëm me LSI, nëse kjo e fundit del nga koalicioni qeverisës me PS, por ka theksuar që ky është një vendim që nuk e merr dot personalisht.

Sipas Blushit, vendimi i parë që është marrë në kuadër të krijimit të LIBRA-s ka qenë marrja e vendimeve në grup. Kjo do të thotë që nëse grupi vendos të bashkohet me ndonjë parti cilado qoftë, Blushi do t’i nënshtrohet atij vullneti.

I pyetur nëse grupimi i tij partiak do të vendoste të bashkohej në koalicion me PS-në, Blushi tha se do e respektonte vendimin e anëtarëve, por do të merte një vendim personal, duke lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të largohej edhe nga LIBRA.

Share: