Home I pakategorizuar “Bomba” e Berishës: Javën tjetër lirohet Aldo Bare

“Bomba” e Berishës: Javën tjetër lirohet Aldo Bare

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat sot ndaj kryeministrit Edi Rama si person të lidhur me krimin. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha denoncoi sipas tij lidhjet e Ramës me kriminelë.

Në këtë kuadër, Berisha tha se lirimi i Lulzim Berishës, bandës “Hakmarrja për Drejtësi” vjen për shkak të lidhjes së Kryeministrit me krimin dhe se në këtë mënyrë po tenton të marrë edhe zgjedhjet.

Berisha lëshoi edhe një deklaratë të fortë kur tha se javës tjetër Gjykata Kushtetuese do të lirojë Aldo Baren dhe se shumë shpejt do të lirohet edhe Zani Çaushi.

“E kam paralajmëruar me kohë që do lirohen. Tani do të lirohet Aldo Bare. Javës tjetër e liron Gjykata Kushtetuese. Pas tij do të lirohet shumë shpejt Zani Çaushi. Mua nuk më kanë akuzuar kurrë për lidhje me krimin dhe s’do të më akuzojnë kurrë sa të kem jetë. Unë jam për të ua shtypur kokën dhe do të ua shtyp kokën.” tha Berisha.

Share: