Nga Besnik Aliaj
—
Ne Gjirokaster gjerat jane tensionuar. Nje grup qytetaresh banore te ndertesave tradicionale e monument kulture po protestojne. Ata kane shkuar ne gjykate dhe kane bllokuar per momentin zbatimin e projektit te unazes se qendres historike. Nje grup intelektualesh, profesionistesh e aktivistesh pertej Gjirokastres kane derguar peticion autoriteteve dhe institucioneve nderkombetare.
Nderkohe lista e monumenteve te trashegimise ne kete qytet po rishikohet duke ulur ndjeshem numrin e ndertesave nen mbrojtje. Kjo po e rrezikon seriozisht fatin e ansamblin urban historik ne kete qytet …
pKeshtu lista e UNESCO 2005 permban 559 monumente te Kategorise se II-te. Lista e IMK-2016 permban 323 Monumente te Kategorise se II-te. Nderkohe emertimet ne listen e UNESCO-2005 te monumenteve dhe specifikimet e tyre jane te ndryshme nga ato te IMK-2016 cka perben nje mosperputhje tjeter.
Kjo taktike jo rastesore po veshtireson dallimin se cilat nga monumentet ne listen e UNESCO nuk konsiderohen me te tilla. Po krijohet keshtu artificialisht nje stok me objekte qe rregullorja urbanistike dhe historike e Gjirokastres i quan “objekte pa status”(!), dhe nuk jane pak por ato perbejne 43% te totalit (236 objekte qe figurojne ne fakt ne listen e besueshme te UNESCO si Monumente te Kategorise II …
A po behet gjitha kjo qe te minimizohet dhe fshihet ligjerisht impakti teper negativ i unazes famekeqe te qendres historike? Apo ka interesa te tjera te spekulimit imobiliar dhe te (mos)nderhyrjeve qe jane bere ne kete zone, me detyrime si ndaj UNESCO edhe ligjit shqiptar?
Kjo mbetet per t’u pare! Nje gje eshte e sigurte Gjirokastra rrezikon seriozisht gati gjysmen e vlerave te saj historike, dhe shteti po lan duart nga pergjegjesia ne menyre shume te turpshme ne objektet qe jane ne gjendje te mjeruar pikerisht se shteti ska bere punen e vet!
Dhe per me teper fshehtesia dhe dinakeria me te cilen po operohet ne kete ceshje nuk ndihmon aspak situaten, por e perkeqeson ndjeshem ate, dhe marrdheniet e demtuara tashme seriozisht midis institucioneve publike e profesionale me komunitetin dhe UNESCO! Konkluzioni: 120 objekte qe hiqen nga kjo liste kane pesuar nderhyrje e shtesa pa kriter duke i cibanizuar perjete dhe askush nuk mban pergjegjesi! 160 te tjera rrezikojne rrenim perfundimtar.