Pak pas sulmit publikohen pamjet e para nga muzeu i Luvrit në Paris kur një person ende i paidentifikuar qëlloi me thikë një ushtar dhe u përpoq të hyjë në galeri.
Policia e cilëson atë si një sulm terrorist por ende nuk dihet kush fshihet pas saj.
Në momentin e ngjarjes brenda në muzeu ishin rreth 250 turistë.
Sic raportojnë mediat franceze autori ka patur me vete një cantë, brenda të cilës nuk dihet se cfarë kishte.
“Kemi të bëjmë me një sulm nga një individ i cili ishte në mënyrë të qartë agresiv dhe përfaqësonte një kërcënim të drejtpërdrejtë, dhe komentet e të cilit na çojnë të besojmë se ai donte të kryente një atentat terrorist”, ka thënë kreu i policisë të Parisit, Michael Cadot.
“Ka pasur edhe një person të dytë i cili është sjellë në mënyrë të dyshimtë, dhe ka patur të shkuar kriminale, por tani për tani nuk duket të jetë një lidhje mes këtij individi dhe sulmit.” shtoi Cadot.
Cadot tha se ushtari që kishte qëlluar atentatorin ka pësuar disa plagë të lehta. Ndërsa autori ka marrë pesë gotije me thikë në stomak dhe është në gjendje kritike.
Louvre është shpallur si një shënjestër nga Shteti Islamik.
Ngjarja ndodhi paraditen e të premtes dhe policia evakuoi zonën përreth muzeut si dhe stacionin e metrosë aty pranë.