Ndersa qendresa opozitare ka hyre ne diten e saj te 9, ne Partine e Koalicionit Opozitar, te njohur si LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ka ndodhur nje zhvillim i papritur.
Kryetari themelues i LDE Arian Galdini, ka dhene doreheqjen nga pozicioni i tij dhe ka hapur garen per zgjedhjen e Kryetarit te ri. Galdini ka njoftuar thirrjen e Asamblese Kombetare te LDE, diten e hene, mbledhje ne te cilen do te votohet edhe per Kryetarin e ri.
Nepermjet nje statusi ne facebook, Arian Galdini prezanton per publikun dy emrat qe do te jene kandidate per te mare Kreun e ri te LDE.
Ja edhe postimi i plote i Arian Galdinit:
“Neser LDE, zgjedh Kryetarin e ri. Une nuk do te rikandidoj per Kryetar i LDE. Kandidate per Kryetar ne LDE, neser ne mbledhjen e Asamblese Kombetare jane keta dy djem te mrekullueshem.
Inxhinieri Informatik Ermal Mino dhe Doktori Radiolog Blerim Collaku. Te dy kane studiuar jashte Shqiperie. Une jam krenar me kete dy djem te shkelqyer.
Cilido prej tyre qe te fitoje neser, do te jete edhe Kryetari im. Une do te mbetem LDE dhe do ti sherbej vizionit te LDE dhe vete LDE me gjithe shpirt e zemer.????”