Home KRYESORE Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dëshmojnë në favor të Majlinda Andreas

Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dëshmojnë në favor të Majlinda Andreas

Në gjyqin ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea kanë dëshmuar edhe dy anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Artan Zeneli dhe Admir Thanza kanë pohuar në sallën e Gjykatës se çeshtja e vitit 2014 ishte planifikuar sipas rradhës dhe se nuk kanë patur asnjë ndikim për çeshtjen në fjalë.

Ata janë shprehur se gjyqëtarja Andrea nuk ka patur asnjë interesim të veçantë për procesin.

Majlinda Andrea së bashku me bashkëshortin e saj Odise Andrea akuzohen për korrupsion. Ata akuzohen se kanë marrë një vendim për njohje pronësie kundrejt shumës prej 50 mijë euro./lapsi.al

Share: