Nuk munguan shkrimet që kujtonin “mëkatet” e Dritëro Agollit ditën e vdekjes së tij. E bija, Elona i është përgjigjur me një paragraf nga shkrimi “Betohen për të vërtetën, puthen me gënjeshtrën”, shkruar 25 vjet më parë dhe i botuar në përmbledhjen e publicistikës “Teshtimat e lirisë”, nga Dritëro Agolli:
“Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkaleca? Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde. Ti i përzë me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalëkarkaleca. E përzë një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkaleca pleq m’u lëshuan, duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instinkt të lashtë insekti” ka shkruar Elona në Facebook.