Policia u justifikua me lajmërimin e vonë për grabitjen që ndodhi dje në segmentin Rinas – Qafë-Kashar, por duket se puna në terren ka pasur mangësi.
Gazetarët e Neës 24 ishin një ditë më pas në vendngjarje dhe panë me sy të lirë një gëzhojë që nuk ishte pikasur nga hetuesit. Fatmirësisht, gazetarët nuk e kanë prekur gëzhojën, për të mos prishur provën e harruar në vendin e ngjarjes.
Mendohet se gjatë grabitjes pati të shtëna nga të dyja palët, por rojet e sigurisë qëlluan në ajër, plumbat e grabitësve prekën mjetet me të cilat transportoheshin paratë e bankës./lapsi.al