Grevistët e Zharrës kanë mbërritur në qytetin e Lushnjes. Për shkak të lodhjes fizike pasi udhëtuan për orë të gjata me këmbë, ata do të flenë në tenda në Lushnje. Nesër ata do të vijojnë marshimin drejt kryeqytetit.
Sipas Mediave jane 40 banorë të fshatit Zharrëz e nisën në mëngjes “marshim për drejtësi” dhe rrugës u janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.
Banorët e Zharrës kërkojnë që Bankers Petrolium t’i ndërpresë punimet për nxjerrjen e naftës. Shpërthimet që përdoren për këtë proces, thonë se u kanë dëmtuar shtëpitë. Thirrjet e tyre nuk janë dëgjuar, ndonëse ata kanë rreth 20 ditë në grevë. Lëkundjet e tokës në zonë vazhdojnë.
Qeveria i kërkoi Bankes Petrolium të ndërpresë procesin e nxjerrjes së naftës. Por tërmetet vazhdojnë. Banorët thonë se kompania e kryen aktivitetin po njësoj dhe qeveria mbyll sytë.