Home KRYESORE Gruevski “armikut” te tij Zaev: Koalicion qeverises me mua dhe jo me...

Gruevski “armikut” te tij Zaev: Koalicion qeverises me mua dhe jo me shqiptaret!

Kryetari i VMRO DPMNE-së, ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka ofruar armikut të tij më të madh, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mbështetjen e plotë për t’u bërë kryeministër me kusht që të heq dorë nga koalicioni me partitë shqiptare, me të cilat ka arritur marrëveshje për miratimin e një ligji për gjuhën shqipe. Gruevski, që shumë politikanë edhe në shqipëri e shikonin si zgjidhje për të luftuar sorosistët dhe për të bashkëpunuar me partitë shqiptare, ka thënë se është i gatshëm të pranojë edhe të arrestohet vetëm të mos rrënohen siç ka thënë “themelet e shtetit maqedon”. “Le të më arrestojnë, të më burgosin, le të më keqtrajtojnë, vetëm të mos rrënojnë shtetit dhe themelet e tij”, thuhet në ofertën publike të Nikolla Gruevskit të prezantuar në Facebook.

Gruevski ka shkruar se VMRO DPMNE është e gatshme të mbështes një qeveri të pakicës që do të drejtohej nga LSDM-ja por me kusht që të heq dorë nga mbështetja për platformën shqiptare, të cilët e quan si “shkatërruese për Maqedoninë”.

Draft-ligji për gjuhët ishte kushti i vetëm që partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, duke zbatuar atë që tashmë njihet si marrëveshja e Tiranës, për të bërë kryeministër Zoran Zaevin dhe për ti dhënë LSDM shumicën e nevojshme parlamentare. Ai parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale. Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka thënë se kërkesa e shqiptarëve për zyrtarizmin e shqipes nuk do të ndalet me kaq, por se ata sipas tij “do të vazhdojnë me shantazhet deri në federalizimin e vendit”.

Në një paraqitje në një media të afërt me partinë e tij Gruevski ka thënë se VMRO DPMNE-ja nuk do të rrijë “duarkryq”, por me të gjitha forcat do të mbrojë sovranitetin dhe karakterin unitar të Maqedonisë. Ai ka thënë se ka shumë opsione për parandalimin e Zaevit ndërsa duket shtuar se “në fund do të jetë populli ai që do të mbrojë shtetin”.

Share: