DASHI
Prania e Hënës dhe Diellit në shenjën e Bricjapit do t’ju bëjë që të mos i kaloni këto ditë festive të qetë. Do të jeni të tensionuar, sidomos përsa i përket aspektit profesional.
DEMI
Jeni të mbingarkuar me energji pozitive, saqë asgjë nuk do t’ju duket e pamundur. Mendoni të relaksoheni dhe të shfrytëzoni në maksimum këto ditë pushimi. Për këtë do t’ju ndihmojë dhe prania e Hënës në shenjën e Bricjapit.
BINJAKËT
Keni nevojë të largoheni nga rutina e zakonshme që ka pllakosur ditët tuaja. Një udhëtim do t’ju bënte mirë, jo vetëm psikologjikisht, por edhe fizikisht. Bëni kujdes me ushqimin e tepruar.
GAFORRJA
Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë shumë pesimist dhe depresiv,kjo dhe si pasojë e pranisë së Hënës në shenjën e Bricjapit dhe Saturnin në shenjën e Peshores. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare.
LUANI
Me praninë e Venusit në shenjën e Ujorit, rrezikoni të jeni mjaft të tensionuar dhe aspak në humor të mirë. Do t’ju duket sikur asgjë nuk ju shkon mirë. Nuk është dita juaj më e mirë.
VIRGJËRESHA
Mërkuri ndodhet akoma në shenjën e Shigjetarit dhe ju bën mjaft nervoz. Vetëm mendimi që pushimet do të zgjasin shumë pak ju irriton pamasë. Mundohuni të qetësoheni.
PESHORJA
Ju duket sikur jeni në një planet tjetër. Jeni shumë të paqartë për jetën tuaj. Ju duket sikur asgjë nuk do të shkojë në vendin e duhur. Bëni durim viti tjetër do t’ju sjellë mjaft mundësi të mira.
AKREPI
Jupiteri aspak pozitiv në shenjën e Demit është duke u larguar. Mos e humbni shpresën që çdo gjë mund të rregullohet. Nëse keni nevojë për mbështetje, dijeni se keni shumë miq që ju duan të mirën.
SHIGJETARI
Marsi në shenjën e Virgjëreshës mund t’ju shkaktojë shqetësime fizike. Do të ndiheni lodhur, kjo dhe si pasojë e mënyrës së të ushqyerit. Bëni kujdes me alkoolin.
BRICJAPI
Sot do të jeni të pagabueshëm në zbatimin e planeve tuaja. Hëna akoma në shenjën tuaj do t’ju japë një intuitë të pagabueshme, nëpërmjet së cilës do të merrni atë që kërkoni nga njerëzit që ju rrethojnë.
UJORI
Me praninë e Jupiterit në shenjën e Demit, do të vini re që dikush kërkon t’ju ngatërrojë. Aftësia juaj për të qenë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë do të rritet.
PESHQIT
Mund të keni një lidhje dashurie me njerëzit që i përkasin shenjës së Demit. Për këtë ju ndihmon dhe prania e Jupiterit në shenjën e Demit. Mjafton të jeni të lirshëm dhe të shpalosni karakterin tuaj.