Home KRYESORE Ja si ofrohej seksi kundrejt pagesës në qendrat e masazhit

Ja si ofrohej seksi kundrejt pagesës në qendrat e masazhit

Prostitucioni në qendrat e masazhit në Tiranë është një fenomen i njohur dhe denoncuar më parë në media. Sot policia arrestoi një 38-vjeçare, I.E banuese në Tiranë, që ishte pronarja e qendrës.

Mësohet se bashkë me shërbimet relaksuese apo estetike për meshkujt, ajo ofronte edhe favore seksuale për klientët e interesuar.

Kjo bëhej kundrejt një pagese ekstra që meshkujt kryenin në qendër. Puna ishte e organizuar në bashkëpunim me femrat që punonin si masazhatore në qendër. Kjo qendër, emri i së cilës nuk bëhet publik nga policia, ofronte shërbime të tilla prej 8 muajsh, ndërsa dhomat ishin të përshtatura si qendra masazhi.

“Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambjentet e një Qendre estetike, ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambjent e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra të masazhit”- njofton policia.

Bashkë me pronaren u proceduan penalisht edhe pesë persona tw tjerë, dy punëtore dhe tre klientë të qendrës SPA.

-A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë(klient)

-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)

-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)/lapsi.al

Share: