Analisti Ilir Kulla i ftuar në emisionin Arena në Rtv Ora News zbulon për herë të parë se nga ambasada amerikane në Tiranë kishte shkuar një kabllogram në SHBA ku çështja Balili i faturohej kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Sipas tij, Meta e mësoi këtë pas vizitës në Amerikë. Ai shton se intervista e Ylli Manjanit ku deklaroi se Sorosi kishte financuar reformën në drejtësi dhe për t’ia dhënë kontrollin e saj Partisë Socialiste, i shkaktoi shkarkimin nga posti i ministrit.
Kulla: Ka një histori personale mes Manjanit dhe Ramës. Dikur kanë qenë miq shumë të ngushtë, pastaj u bënë armiq personal dhe politik. Manjani pas një karriere të gjatë në PS, vazhdoi një karrierë në LSI. Duke qenë se Manjani e njeh mirë skenën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe jurist me karrierë, u çua në Ministrinë e Drejtësisë.
Kolegë shumë afër Ramës kanë thënë se Manjani ka qenë ministri më i mirë i LSI-së ndonjëherë. Nuk ka besoj se nuk ka qenë as çështja e Vettingut dhe as çështja e hashashit.
Arsyeja e shkarkimit është një intervistë tek Sokol Balla, e cila çoi në panik ambasadorin amerikan, ku Manjani tha se reforma u bë me sponsorizimin e Sorosit dhe me pagesën e Sorosit, me qëllim që t’i jepet pushteti i drejtësisë një sistemi të vetëm, pra Partisë Socialiste. Dhe këtë e ka thënë edhe në publik. Kjo gjë e nxori nga sistemi.
Gjatë gjithë periudhës që ka qenë ministër, ka qenë në konflikt por kjo ishte pika që e nxori situatën jashtë kontrollit. Kjo koiçidoi edhe me vizitën e Metës në Amerikë, kur ai u kthye nga Amerika, ai kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi u gjet përpara faktit që nga ambasada e Tiranës kishte shkuar një kabllogram që i faturohej çështja Balili. Ai tha hajt ta mbledhim dhe ta gjejmë i kujt është Balili.
Mendoj se zt,. Rama e kanë lënë nervat pasi kjo histori e çoi gati në panik ambasadorin Lu që ishte investuar për reformën në drejtësi.