Nga Arian Galdini
Jemi ne shesh. Jemi aty perballe Kryeministrise dhe Kuvendit. Vendimi eshte qe te qendrojme aty pa kthim, derisa qeveria te rrezohet ose populli te dorezohet.
C”ka mua me gezon eshte se Edi Rama po e ndjek live facebooku protesten tone. Ky eshte tregues serioz se me ne fund Opozita e riktheu Edi Ramen ne punen e tij ditore si Kryeminister. E them kete sepse e vetmja menyre sesi di ta beje ky njeri punen e tij si Kryeminister eshte ose online ne facebook ose live ne TV.
Me oret e gjata ne facebook duke transmetuar live Protesten e Opozites, Edi Rama besoj eshte ndjere i qete sepse sipas mendimit te tij e ka merituar diten e punes qe ia paguajme ne qytetaret me taksat tona.
Dhe kjo eshte sherbesa me e madhe qe i ka bere dhe po i bejme ne si Opozite dhe si qytetare se bashku, ketij vendi sot me kete qendrese. Ne po normalizojme sadopak dhe ende sipas menyres se tij, faktin se Kryemimistri duhet te kujdeset per rrogen e tij qe mer nga qytetaret. Duhet te punoje. Qe ai nuk di te punoje ndryshe, kete e kemi kuptuar te gjithe. Se paku te punoje online, qe te na tregoje se aty ka rendesi edhe ajo rrogeza e vogel qe ia paguajme ne. Derisa te vije momenti qe qendresa jone qe e riktheu Kryeministrin ne punen e tij online, ta nxjerre krejt jashte kesaj pune sepse shqiptareve u duhet nje Kryeminister prej verteti qe punon ne zyre, ne terren, me shqiptaret per shqiptaret.
Qendresa jone eshte sherbese sepse Kryeministri kuptoi qe duhet ta meritoje qofte edhe online rrogen e tij si Kryeminister, ndonese ajo cikerrime nuk i hyn ne sy.
Nuk i hyn ne sy sepse ky eshte Kryeministri i 3P, ky eshte Kryeministri i kanabisit, ky eshte Kryeministri i tutoreve dhe trafikanteve, perdhunuesve dhe vrasesve, e te gjithe keta e paguajne shume me mire sesa e paguajne qytetaret shqiptare. Prandaj habitet ai kur e kritikojne apo ku i kerkojne llogari, sepse asnje qytetar shqiptar i ndershem, as te gjithe qytetaret shqiptare te ndershem e taksapagues nuk i japin dot atij ate pagese te majme e marramendese qe ia japin ata qe e kane bere Kryeminister.
Prandaj per ne punon online dhe live, Edi Rama, sepse punen e vertete si Kryeminister e ben per ata te tjeret, per 3P-istat, horrat, batakcinjte, trafikantet, perdhunuesit, kriminelet, e te tjere syresh si ky soj.
Qendresa jone eshte sherbese, sepse Kryeministri qe do te na qeverisi neve vetem online, na thote se ne nuk mund te votojme elektronikisht.
Paradoks me te madh nuk ka.
A e dini pse?
Sepse ai neve na do ne boten ku na poshterojne e dhunojne ata 3P-istat, trafikantet dhe krimknelet e tij. Ai nuk na do neve ne boten e tij.
Ai do dy bote mendimi dhe veprimi ne raport me ne qytetaret. Ai vete te na qeverise ne nga ‘farmacia virtuale’ ndersa neve ketu ne boten tone reale, te na zhdepin e gedepin e ‘bejne per ilace’, pakicat plackitese qe i paguajne rrogen Edi Rames. Aq shume para bejne keto pakica plackitese, sa edhe Edi Rames mund ti bejne pagesa te majme, edhe neve mund te na e blejne voten per 20 a 50 euro. Ketu edhe kolapsohet menderisht Edi Rama, sepse i ben cudi sesi neve e refuzojme kete transaksion financiar me leverdi per te gjithe.
Sepse keshtu edhe Kryeministri nuk ka me nevoje per rrogen e taksapaguesve, e as qytetaret nuk kane pse ta japin me voten kot dhe falas, kur mund te nxjerrin dicka prej saj.
Qendresa eshte sherbese, sepse po rikthen perseri ne Shqiperi ate nevojen e madhe dhe uleritese qe qytetaret te votojne me vullnet te lire dhe qe Kryeministri i Shqiperise te jete i lumtur per rrogen qe ia paguajne taksat tona, e te punoje me pergjegjshmeri per ta merituar kete rroge.
Qendresa eshte sherbese, sepse po bashkon cdo qytetar rreth kesaj domosdoshmerie historike, qe ne qytetaret kemi lirin e votes dhe fuqine e llogarikerkimit.
Qendresa eshte sherbese, sepse po u jep qytetareve te gjithe mundesine dhe forcen per te kerkuar nje Kryeminister normal qe punon per shqiptaret sepse paguhet nga shqiptaret.
Qendresa eshte sherbese, sepse e vetmja menyre qe te kemi qytetare qe zgjedhin nje Kryeminister normal, qe u eshte mirenjohes dhe llogaridhenes shqiptareve per rrogen qe ata ia paguajne me taksat e tyre, eshte qe ne kete vend te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.