29-vjeçarja Ermira Arapi që u vra një ditë më parë në Fier nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra dyshohet se ka qenë shtatzënë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë ngritur dyshimet për shtatzëninë nisur nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, por pritet që përgjigja e autopsisë të japë detaje të sakta.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report TV se 29-vjeçarja është qëlluar në pjesën e qafës dhe Derveni në pjesën e Kokës.
Sipas po të njëjtat burimeve, mësohet se është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet të jenë bërë nga një person i tretë.
Ditën e hënë pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekësisë ligjore.
Një shtatzëni e mundshme në një kohë që bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindje mes tyre, por kjo pistë ende është e pakonfirmuar.
Nga grupi hetimor janë marrë edhe dëshmit të të afërmve të tyre nëse kishin dijeni për këtë lidhje, apo viktimat të kenë pasur ndonjë konflikt të mundshëm.
Ermira Arapi me origjinë nga Lushnja dhe martuar në Fier është nënë e një vajze ndërsa Drini Derveni ka dy djem.
Trupat e pajetë të Drini Dervenit dhe Ermira Arapit u gjetën në një mjet tip Jeep në zonën e Hoxharës në Fier. Dy të rinjtë dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore. /report tv