Home KRYESORE krimi i pasionit në Fier/ Dy viktimat prej kohësh në një lidhje...

krimi i pasionit në Fier/ Dy viktimat prej kohësh në një lidhje jashtëmartesore!

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Fier. Krimi mësohet se ka ndodhur për çështje pasioni. Si 32- vjeçari ashtu edhe 29 vjeçarja janë të martuar dhe me fëmijë.

Gruaja banonte në Fermë Çlirim ndërsa punonte si shitëse në një dyqan perdesh në qendër të Fieri, ndërsa burri banonte në lagjen “11 Janari” në Fier, shkruan Ora News.

Policia njofton zyrtyarisht se rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

“Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë Drini Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje”-njofton policia.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

”Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij”- njofton policia.

Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./lapsi.al

Share: