Home KRYESORE Kritikoi Ministrinë, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar

Kritikoi Ministrinë, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar

Ministria e Kulturës ka shkarkuar nga detyra Melsi Labin, drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar. Shkarkimi vjen disa ditë pasi, Labi kritikoi Ministrinë për nivelin e ulët të fondeve që jepeshin për Muzeun Kombëtar, krahasuar me shumat marramëndëse të parave që i jepen privatit.

“Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut janë 70 milion lekë të reja minimalja. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë.

Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunkarti etj. ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve”, ka thënë në një intervistë Melsi Labi.

Share: