Home KRYESORE Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ambasadës amerikane: Përse ia revokuat vizën gjyqtarit Imeraj?

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ambasadës amerikane: Përse ia revokuat vizën gjyqtarit Imeraj?

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i është drejtuar me një shkresë zyrtare ambasadës amerikane në Tiranë, pas revokimit të vizës anëtarit të kësaj gjykatë, Besnik Imeraj.

Duket se letra ka dalë nga zyra e kreut të Gjykatës Kushtetuese më 1 shkurt dhe i është dërguar edhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrit të Jashtëm.

Kryetari Dedja shprehet në letër se gjyqtari Besnik Imeraj ka patur vizë amerikane të vlefshme deri në 2018 dhe se ajo i është pezulluar për arsye të panjohura më 26 janar.

Dedja i kërkon ambasadës amerikane që “brenda kuadrit ligjor ta informojë Gjykatën për arsyet e heqjes së vizës”.

Share: