Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti
Po kalojne tre muaj nga zgjedhjet politike ne Maqedoni dhe akoma nuk po formohet qeveria e re. I mandatuari i pare, Gruevski, Kryetari i VMRO-DPMNE, qe fitoi numrin me te madh te votave nuk arriti qe te krijonte shumicen qeverisese te vendit per shkak se nuk siguroi dot mbeshtetjen e asnje partie politike shqiptare.
I mandatuari i dyte, Zaev, Kryetari i LSDM, qe doli force e dyte duket se po i afrohet kompromisit per krijimin e shumices se nevojshme qeverisese, fale mbeshtetjes se partive shqiptare.
Ne kete mjedis te paqendrueshem politik kane nisur thirrjet halucinante te Gruevskit per destabilizim te Maqedonise. Gruevski po ngre nje klime frike, urrejtje dhe armiqesie kunder shqiptareve. Ne kete strategji ai nuk vetem.
Argumentet e Gruevskit lidhen me “perdorimin e gjuhes shqipe ne nivel shteteror” dhe me “nderhyrjen e Tiranes zyrtare ne punet e brendshme” te Maqedonise.
Keto dy pseudo-argumente ne thelb synojne t’i paraprijne ngritjes se klimes albanofobe ne Maqedoni. Krijimi i klimes albanofobe permes ngjalljes se frikes, urrejtjes dhe armiqesise se Maqedoneve kunder Shqiptareve eshte prologu i destabilitetit politik dhe i konflikteve nderetnike ne Maqedoni.
1. Platforma shqiptare e gjuhes, jo shpikje e re
Argumenti se gjuha shqipe ne nivel shtetetor do te shkaterroje bazat e Shtetit te Maqedonise eshte kryekeput e pabaze si nga pikpamja e te drejtes ashtu edhe nga pervojat e modeleve konkrete.
Nga pikpamja e se drejtes, perdorimi i gjuheve te komuniteteve ne nivele shtetetore ka te beje me njohjen dhe respektimin e te drejtave etno-kulturore. Gjuha eshte identitet kulturor. Kultura eshte vlere dalluese e kombeve. Gjuha eshte mjet komunikimi, njohje dhe bashkepunimi. Nga ky kendveshtrim gjuha nuk nxit fobi, por njohje, komunikim e per rrjedhoje besim, respekt dhe bashkepunim.
E drejta Evropiane njeh te drejten e perdorimit te gjuheve etno-kulturore ne nivele lokale, rajonale, shteterore dhe Evropiane. Multulingustika eshte nje nga vlerat me te larta te se drejtes Evropiane dhe nje prej vlerave me te medha e te qendrueshme te demokracise Evropiane.
Nga pikpamja e praktikes se modeleve konkrete perdorimi i disa gjuheve etno-kulturore ne nivele shteterore eshte provuar i mundshem kulturalisht dhe i dobishem shteterisht.
Federata Helvetike perben modelin me brilant te vleres se perdorimit te tre gjuheve, Gjermane, Franceze dhe Italiane ne nivel shteteror. Mbreteria e Belgjikes bazohet ne dy-gjuhesi, Flamaneve dhe Valoneve. Ne asnje rast multilinguistika nuk ka sherbyer se shkak per destabilitet te bazave shtetetore te Zvicres e Belgjikes.
Le te vijme ne nivelet Ballkanike. Kosova eshte Shteti me i ri ne kete rajon. Qysh ne themelim, Kushtetuta e Kosoves njeh dy-gjuhesine shqiptare dhe serbe ne nivel shteteror. E pavaresisht se komuniteti Serb eshte jo me shume se 5 perqind i popullsise se Kosoves, dy-gjuhesia nuk ka perbere asnje problem dhe nuk ka krijuar asnje shkak per destabilitet shteteror dhe as nderetnik ne Kosove. Kosova eshte model i suksesit multietnik dhe etnokulturor, ndonese ne raporte perberjesh krejtesisht te ndryshme krahasuar me ato te Maqedonise.
2. Mbeshtetja e MkO, jo nderhyrje ne punet e brendshme
Gruevski, VMRO-DPMNE dhe hijenat e tyre akuzuan Tiranen per nderhyrje ne punet e brendshme te Maqedonise. Sipas tyre Tirana zyrtare paska nxitur bashkimin e partive politike shqiptare dhe ka prodhuar nje platforme te re anti-Maqedone. Asnjeri nga keto argumente nuk qendron.
Tirana nuk ka dhene asnje shenje nderhyrje politike gjate gjithe fushates politike elektorale ne Maqedoni. Subjektet politike shqiptare jane plurale dhe si te tilla kane konkurruar me norma e rregulla demokratike.
Takimet, konsultimet, sugjerimet e Tiranes per spektrin politik shqiptar ne Maqedoni jane teresisht legjitime dhe plotesisht konstruktive.
Jane legjitime sepse konstitucionalisht Shteti Shqiptar ka detyrim te kujdeset per lirite dhe te drejtat e shqiptareve ne Ballkan dhe ne mbare boten. Ky parim kushtetues eshte plotesisht demokratik Evropian dhe thuajse edhe universal. Perjashtim bejne vetem shtetet qe nuk kane komunitete te tyre etno-kulturore jashte kufijve politik.
Takimet, konsultimet dhe sugjerimet e Tiranes me faktorin politik shqiptar ne Maqedoni kane qene mbeten plotesisht konstruktive. Tirana zyrtare ka njohur nder te parat Shtetin e pavarur te Maqedonise. Tirana vendosi menjehere marredhenie diplomatike me te.
Ne krizen e rende nderetnike Shqiptaro-Maqedone te vitit 2001, Tirana zyrtare pa ekuivok mbeshteti kerkesat e shqiptareve brenda ekzistences dhe integritetit te Shtetit Maqedon.
Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet mbeshtetese e palekundur e Marreveshjes Kuader te Ohrit. Mbeshtetja e kesaj marreveshje konsiderohet nga Tirana qendrim konstruktiv. Ne kete qendrim Tirana zyrtare eshte ne nje linje me ShBA, NATO dhe BE. Tirana ke qene dhe mbetet mbeshtetese e palekundur e integrimit te Maqedonise ne NATO dhe BE.
Nderkohe Gruevski dhe VMRO-DPMNE e konsiderojne respektimin dhe mbeshtetjen e Marreveshjes Kuader te Ohrit si nderhyrje ne punet e brendshme. Kjo eshte qasje, sjellje dhe veprim teresisht totalitar per konceptin e sovranitetit. Eshte model i perpara Paktit te Helsinkit (1975), kur prapa pacenueshmerise se sovranitetit shkeleshim te drejtat e njeriut dhe te komuniteteve etno-kulturore.
Marreveshja Kuader e Ohrit eshte produkt dhe angazhim nderkombetar i Maqedonise. Ajo eshte bazuar ne norma e parime juridike demokratike nderkombetare dhe Evropiane. Si e tille kjo marreveshje eshte perfshire teresisht ne detyrimet e Maqedonise ndaj BE.
“Platforma e Tiranes” e sulmuar ashper nga Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk eshte asnje germe ne shume se Marreveshja Kuader e Ohrit. Me kete akuze Grevski dhe VMRO-DPMNE deshmojne katerciperisht se e kane sabotuar qellimisht zbatimin e Marreveshjes Kuader te Ohrit, duke iu kundervene edhe ShBA, NATO dhe BE.
Maqedonia vijon te mbetet ne udhekryq politik, nderetnik dhe gjeopolik. Pyetja “Macedonia-Make or break?” vazhdon te mbetet pa pergjigje. Edhe mbas tre muajve te zgjedhjeve politike vendi nuk po konstituon dot qeverine e re. Ne kete krize ish kryeministri i krizes, Gruevski dhe VMRO-DPMNE po perpiqen te riciklojne nje krize te re. Mbrapa tyre duket se qendrojne edhe Presidenti Ivanov si dhe aleatet tradicionale Serbo-Ruse.
Vetem shqiptaret ne Maqedoni dhe Tirana zyrtare nuk qendrojne prapa skenareve kunder stabilitetit, demokracise dhe integrimit Euro-Atlantik te Maqedonise.