Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre emigratore përfshi këtu edhe Lotarinë Amerikane. Propozimi zyrtar i dy senatorëve amerikanë duket se do të lërë në baltë gjithë ata shqiptarë që ëndrrat e tyre i kanë lidhur me tokeën e premtuar.
Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit.
Dy senatorë amerikanë Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act).
Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme.
Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri ( AmCham), Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Sipas tij tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump.
Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Lotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë. Shifër që shkaktoi dsikutime në vend.
Projektligji i propozuar pritet të prek edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ato të tipit H-1B.
“ Është koha që sistemi ynë i emigracionit të punojë për punëtorët Amerikanë”, tha senatori Cotton.
Sipas tij, “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
RAISE Act, do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit.
Në vitin 2015 në SHBA mbërritën 1,051,031 emigrantë.
Programi “Diversity Immigrant Visa Program” (DV Program) i cili zbatohet edhe në Shqipëri lejon përfitimin e 50,000 visave emigratore, të cilat sigurohen përmes përzgjedhjes rastësore.
Legjislacioni që propozohet synon reduktimin e emigrantëve në harkun kohor të 13 viteve./30grade.al