Home KRYESORE Lapsi.al zbulon projektin e ardhshëm te kryeministrit Rama si piktor!

Lapsi.al zbulon projektin e ardhshëm te kryeministrit Rama si piktor!

Në 29 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama u pa në Firence të Italisë duke ngrënë mëngjes me Casamontin, arkitektin e kullës te Gjykata e Larte dhe te stadiumit (me kullë) që do zëvendësoje stadiumin Qemal Stafa. Burime te Lapsi.al zbuluan se arsyeja e takimit nuk ishte ecuria e kullës së re por një ekspozite me kuadrot e tij që kryeministri do të hapë ne Firence ne patronazhin e Casamonteve. Sepse publiku shqiptar nuk e di, por vellai i arkitektit eshte pronar i galerise fiorentine Tornabuoni Arte, kompani shume e fuqishme e artit ne nivel europian.

Por në 25 shkurt Edi Rama do të udhëtojë sërish drejt Firences. Këtë herë për të marrë pjesë në ekspozitën e tij personale me vizatimet e tij, disa skulptura dhe një videoprojeksion të cilat do të shfaqjen në Galerinë Eduardo Secci.

Lajmi konfirmohet tashmë edhe nga Goneës.it e cila i ka dedikuar edhe një shkrim të gjatë punës së Edi Ramës. Ashtu sic kishte konfirmuar edhe lapsi.al në shkrimin e fundit të janarit (lexo më poshtë) hapja e ekzpozitës do të moderohet nga arkitekti i njohur tashmë në Shqipëri, Stefano Boeri, i njëjti ai që ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për të hartuar planin rregullues të kryeqytetit.

“Kjo ekspozitë është e përbërë një vizatime, skulptura dhe afishe të cilat do të shpërndahen nëpër hapësirat e galerisë pa një zgjidhje vazhdimësie, duke transferuar në Firence atmosferën e zyrës së tij në Tiranë ndërsa e gjitha përmbyllet me projeksionin e një video që përgatitur nga Anri Sala në vitin 2000 duke dëshmuar projektin gjigant të rikualifikimit të Tiranës dhe i promovuar nga miku sivëlla Edi Rama. Në këto punime shquhet sesi Rama kombinon aspektin e tij si artist dhe si politikan, duke e shpalosur artin e tij në realitetin politik deri në atë pikë sa këto dy tipare janë shndërruar tashmë të padallueshëm tek ai. Në fakt ai vetë pretendon se vazhdon të pikturojë edhe gjatë telefonatave të punës , dhe kjo i shërben si për tu përqendruar, ashtu edhe për tu shpërqendruar në të njëjtën kohë” – thuhet në artikull.

“Këto vizatime ekzistojnë me fragmente të kohës, të gjetur përgjatë një dite pune, dhe mund të shikohen njëkohësisht edhe si partitura muzikore. Vizatime dukshëm të pandërgjegjshme, të cilat duket se dalin nga tradita surelaiste të shkrimit automatic, dhe që manifestohen në brendësi të punës së tij, si diçka që brenda tij tenton të ikë nga vendi i punës. Në të njëjtën mënyrë, skulpturat shndërrohen në një përditësim të strukjeve reale, shpella dhe gropa në brendësi të subkoshiencës së Ramës. Edhe pse angazhimi i tij politik e përthith kuadër të përditshmërisë për shkak të përqendrimit të tij, ai gjen aty nevojën për tu ndjerë i lirë dhe të bëjë gjëra të tjera në të njëjtën kohë, një nevojë kjo që shpërfaqet përmes këtyre vizatimeve.

Një zonë mendimi e cila na tregon një urgjencë okulte në të cilën Edi Rama shndërrohet në një planifikues i realitetit, siç e ka përshkruar Anri Sala” – thuhet ndër të tjera në shkrimin e portalit italian./lapsi.al/

Share: