Si përpiqet presidenti i ri të vërë vulën përmes dekreteve. Zoti Tramp nënshkroi urdhra ekzekutivë qysh ditën e parë në detyrë.
Donald Trampi nuk ka humbur kohë: në ditën e parë të presidencës, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke i kërkuar administratës së tij të përdorë të gjitha liritë e mundshme të veprimit sipas rregullave, për të penguar zbatimin e ligjin aktual të shërbimit shëndetësor (më shumë i njohur si “Obamacare”).
Republikani është presidenti i parë amerikan që nga Bill Klintoni në vitin 1993 që ka nënshkruar një dekret qysh ditën kur mori detyrën (20 janar). Në pesëmbëdhjetë ditë si president, Donald Trampi ka nënshkruar tashmë tetë dekrete, aq sa kishte nënshkruar Bill Klintoni apo Xhorxh Bushi në pesëdhjetë ditë.
Dy ditë pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, më 22 janar 2009, Barak Obama ka nënshkruar një dekret për të urdhëruar mbylljen e burgut Guantanamo . Zbatimi i tij nuk është kryer as tetë vjet më vonë dhe Guantanamo ende nuk është mbyllur.
Këto dekrete që nuk e kanë fuqinë e ligjit nëse nuk miratohen nga Kongresi, mund të anulohen nga presidenti pasardhës ose të pezullohen nga gjykatat siç ndodhi me vendimin i cili ndalon shtetasit e vendeve të caktuara të hyjnë në Shtetet e Bashkuara./360grade.al