Kandidatja e ekstremit të djathtë mbështetet mbi argument të gabuara apo të tepruara.
Marine Le Peni mbrojti projektin e saj në një emision televiziv, por paraqiti mjaft gënjeshtra dhe argumente të rreme.
Lidhur me ndalesën për hyrjen e myslimanëve në SHBA, të miratuar nga Trampi, ajo tha se edhe Obama gjatë prësidencës së tij kishte ndaluar hyrjen e emigrantëve nga disa vende, siç është Iraku.
E vërteta është se Obama ka urdhërua rvetëm kontroll të shtuar mbi irakianët që pajiseshin me viza amerikane.
Lë Peni mbrojti vendosjen e taksës mbi punëtorët e huaj, duke thënë se kjo taksë tashmë ekziston dhe paguhet.
E vërteta është se asnjë ndërmarrje franceze që punëson të huaj nuk paguan taksa shtesë për këta punëtorë, ndërsa një taksë ekziston dhe paguhet vetëm kur punëtori i huaj hyn për herë të parë në Francë.
Kandidatja e Frontit Nacional tha se do të pezullojë ligjin që ofron natyralizim automatik për të huajt që martohen me francezë.
E vërteta është se Franca nuk ofron natyralizim automatik, shtetësia jepet vetëm pas katër vjetësh martesë dhe kur plotësohen disa kushte të tjera.
Lë Peni akuzoi se nga Gjermania “kanë humbur” 500,000 emigrantë që janë shpërndarë në BE.
E vërteta është se në Gjermani ka 500,000 emigrantë që nuk kanë aplikuar për azil nga frika se mos riatdhesohen nëse nuk u jepet azili. Po nuk ka asnjë të dhënë që këta njerëz janë shpërndarë nëpër vendet fqinje.