Home KRYESORE Legjenda e ekranit Dhimitër Gjoka, rikthehet tek “Shtëpia e Vjetër”

Legjenda e ekranit Dhimitër Gjoka, rikthehet tek “Shtëpia e Vjetër”

Nga Albert Z. ZHOLI

Jo më shumë se dje folësi më i spikatur i mediave vizive shqiptare, spikeri numër një, i emisionit qëndror të lajmeve të mbrëmjes në stacionet e disa stacioneve televizive si RTSH,  Top-Chanel, ALSAT, Neës 24,  Dhimitër Gjoka, firmosi një kontratë të re speciale.

Pas një pune afërsisht 15-vjeçare në këto media vizive, Gjoka krenar firmos me “Nënën” e mediave TVSH, pikërisht me atë television ku filloi 35-vjet më parë karrierën. Sigurisht, kontrata e re është shumë e bukur për Dhimitrin, pasi ai nuk mund ta refuzonte kërkesën e Drejtorit Thoma Gëllçi, për të hyrë në sutdiot e televiuzionit të parë shqiptar RTSH, ku ai 35-vjet më parë filloi karrierën e bukur si folës në emisionin qëndror të lajmeve.

Dhe kjo kërkesë nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Tregu i mediave vizive shqiptare është në kërkim të së resë, më të mirës, më konkurueses, më shprehëses, duke kërkuar profesionist të nivelit evropian. Vitet e fundit mediat vizive shqiptare kanë përparuar dukshëm, duke u bërë objekt diskutimi dhe në rajon. Dixhitalizimi i mediave vizive shqiptare, erdhi shumë më shpejt se në vendet fqinjë sa ngjalli habi dhe në vendet me një ekpseriencë ku e ku me mediat vizive shqiptare.

Ishte Top Chanel, me pronarin e saj, të ndjerin Dritan Hoxha,     që bëri revolucion në teknologjinë vizive. Por, përpos teknologjisë, primar në rezultatin e mediave ngelet sërishmi, njeriu, profesionisti, i plotësuari, i spikaturi, vizionari. Një nga ikonat e Top Chanel, në rezultate e tij në thithjen e klientelës, një vend të veçantë mban dhe Dhimitër Gjoka.

Gjithmonë kërkues, studjues, vizionar, debatues, ai ka kërkuar ndaj vetevetes duke e bërë krahasimin me idhujt e medias vizive italiane, shkollën e së cilës ai e ndjek me vëmendje. Emërtimi “Famoz” që ka marrë Gjoka si folës ka ardhë si rezultat i punës së tij plot sukses, duke i bërë lajmet ku ai flet nga më të dëgjuarat për vetë specifikën e zërit por edhe profesionalizmin e përcjelljes së lajmit. Gjoka nuk lexon, por e intepreton lajmin. Rezultati i tij ka të bëjë me cilësitë e mësipërme në interes të profesionit ku ai ka formatuar një dimesion të qartë, që mbahet si shëmbëlltyrë në radhët e folësave shqiptarë.

Dhe kërkesa e TVSH ishte si rezultat i këtyre parametrave intelektualë të Gjokës ku tashmë, në hullinë e problemeve të ditës, pak shikohen nga drejtuesit e mediave vizive. Rëndom ndodh që në këto media primar të kenë përmasat bukurore të një femre se sa zërin, elekuencën, personalitetin, përgjegjësin e folësit. Shume folësa shqiptarë që kanë bërë epokë, janë lënë në hije për shkak të moshës, pa ditur se mosha i ka bërë ata dhe shumë gazetarë të medias së shkruar, popullorë, dhe me vlera të pakontestushme sa më shumë ecën koha.

Janë shumë folësa, drejtues emisionesh, drejtues spektaklesh në Rai apo TV5, që mosha nuk i ka nxjerrë në “pension”, në harresë, apo i ka larguar nga ekrani, përkundrazi i ka afruar dhe më shumë me shikuesit, me masën e gjerë popullore,  duke i bërë të njesohen me vetë ekranin, pasi ata janë gjithmonë në kërkim të risive televizive. Që të jesh i ri në treg s’do të thotë që mund të sjellësh diçka të re, pa konkuruar, pa platforma, pa projekte, pa mendim, vetëm me diplomat  apo masterat.

Mendimin e ri nuk e sjellin vetëm ata që janë të rinj, por ata që s’heqin librin nga dora, ata që shkruajnë libra, ata që janë vizionarë, të palodhur, që kanë bërë një emër me djersë dhe mund. Një i vjetër me këto karakteristika mund të jetë performues i së resë edhe më shumë edhe më mirë, se një i ri që për nga mosha mund të jetë djali i një të vjetri.

Nga dera gjigande e TVSH, kanë dalë qindra regjisorë, folësa, prezantues, skenaristë, drejtues emisionesh që tashmë drejtojnë televizione të rinj, pasi politka e RTSH-së deri dje, ka qenë e tillë që stimulon të rinjtë jo mendimin e ri. Ndaj ky gjigand i medias shqiptare duket se po flinte deri sot  dhe nuk mund të konkuronte më me ata që ka nxjerë nga bankot e veta, sepse nuk i kishte ata.  Në kapitalizëm punohet me moton: “Kur hyn për të kërkuar punë, trego shkollën, ndërsa kur del trego çfarë di të bësh”.

Ndoshta këtë ka pasur parasysh Gëllçi, që modeloi Gjokën si performues të. Sot shihet që shumë media që dikur punonin seriozisht dhe thithnin të renë me shpejtësinë e erës duke motivuar vlerat, sot duket se kanë rënë nën përkundjen e lavdisë së dikurshme, të vetkënaqësisë, duke i lënë vlerat në harresë. Por koha dhe pse vonë, çdo gjë do ta vejë në vend të vet. Sot është koha e vlerave, jo e moshës.

Ja pse “grabitet” një “legjend” si Gjoka duke shkuar aty ku lindën legjendat e të gjitha kohërave të medias vizive shqiptare.

Share: