Home KRYESORE Lidhje me trafikun e drogës në Shqipëri, nën hetim 40 punonjës të...

Lidhje me trafikun e drogës në Shqipëri, nën hetim 40 punonjës të rendit

Pas arrestimit të komisarit të Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe specialistit të komisariatit të policisë së Tepelenës, Gani Abazi, të tjerë efektivë të dyshuar si të përfshirë në favorizimin e kultivimit të kanabisit pritet të vihen në pranga.

Burime konfidenciale në radhët e stukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije për Top-Channel se nën hetim për të njëjtat akuza janë edhe 40 zyrtarë të tjerë të policisë të niveleve të ndryshme.

Procedimet, thonë burimet, janë me iniciativë të vetë SHÇBA-së, por ka edhe hetime proaktive në bashkëpumim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokuritë në rrethe.

Edhe për rastin e arrestimeve të fundit, SHÇBA ka qenë në dijeni të hetimeve të organit të akuzës, madje ka bashkëpunuar me veprime konkrete, ndërsa ndalimet dhe kontrollet janë kryer nga vetë ky shërbim.

Efektivët nën hetim për kanabisin i përkasin qarqeve ku kultivimi ka qenë më problematik. Vetëm gjatë 2016-s, tetë punonjës policie u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabist, ndërsa për këtë vit, mesa duket nurmi do të jetë edhe më i madh.

Top-Channel po ashtu bëri me dije të enjten se prokuroria ka në përgjim së paku 22 drejtues të policisë. Ndërkohë, 2 efektivët e arrestuar, Hasanbegaj dhe Abazi, akuzohen për 2 espidode të ndryshme.

Ata pritet të dalin për masë sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për veprat e shpërdorimt të detyrës, kultivimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në oraganizatë kriminale.

Ata u vunë në pranga për llogari të dy proçedimeve të ndryshme, ndërsa shefi i Rendit të policisë së Vlorës, përveç se jepte informacione për trafikantët, dyshohet se ka patur edhe një parcelë të tijën./360grade.al

Share: