Zyra e Ministrit te ri te Drejtësisë, ben me dije se ministri Petrit Vasili priti në një takim Ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu.
Thuhet se gjatë diskutimit, Ambasadori Lu ka garantuar ofrimin e të gjithë mbështetjes së nevojshme nga ana e Qeverisë së SHBA dhe e ka inkurajuar Ministrin Vasili për të qenë sa më aktiv në përfshirjen e tij në reformën në gjyqësor, duke vlerësuar se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektët e kësaj reforme. Ambasadori Lu është shprehur i kënaqur për marrjen e kësaj detyre nga ana e Ministrit Vasili.
Ndersa rolin e OPDAT dhe EURALIUS, Ministri Vasili i ka cilësuar si mjaft përcaktuese për zgjidhjen e të gjitha atyre rrethanave të lidhura me reformën, që do të kërkonin një interpretim.