Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Twitter ka shfrytëzuar vjedhjen e makinave të bankës sot në Qafën e Kasharit për të sulmuar institucionin e Policisë së Shtetit.
Sipas Manjanit policia duhet të ketë synim mbrojtjen e jetës, pronës dhe parave të njerëzve dhe mos të përdoret për politikë. Kështu ish-Ministri i bashkangjitet kolegëve të LSI, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo, të cilët kanë akuzuar haptazi policinë se nuk po funksionon ashtu sikurse ka për detyrë por për qëllime të qarta politike.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Twitter:
“Policët dhe armët duhen për të mbrojtur jetën,pronën dhe paratë e njerëzve. Nëse nuk përdoren për këto, për çfarë tjetër?! Për politikë?!”.