Angelina Jolie është hapur për herë të parë në publik në lidhje me divorcin “e vështirë” me Brad Pitt dhe efektin që ka pasur te gjashtë fëmijët e tyre.
Ylli i Hollivudit është në Kamboxhia me fëmijët, për të promovuar filmin e saj të ri dhe është prekur shumë kur është pyetur për jetën e saj personale, gjatë një intervistë për BBC News.
“Unë nuk dua të flas shumë për këtë gjë, përveç se ishte një kohë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje dhe do të jemi gjithmonë një familje”, tha ajo.
“Ishte shumë e vështirë, shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime, të gjithë kemi kaluar një kohë të vështirë”, shtoi 41-vjeçarja.
Një betejë e hidhur për kujdestarinë e fëmijëve nisi, pasi Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt shtatorin e kaluar dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve, pas një incidenti të dyshuar në bordin e një avioni privat, teksa familja kthehej në Los Angeles nga Franca.
Por çifti i famshëm më në fund arriti një marrëveshje në fillim të janarit për të nënshkruar dokumentet e kujdestarisë teksa përpiqen të zgjidhin çështjen e tyre për të arritur te divorci.
“Fokusi im janë fëmijët e mi, fëmijët tanë,” shpjegoi ajo për BBC.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një familje dhe në këtë mënyrë po e përballoj. Unë jam përballur me gjetjen e një mënyre për të siguruar një zgjidhje që na bën më të fortë dhe më të afërt”, tha ajo.
Paraqitjen e saj publike pas një kohe të gjatë, aktorja e bëri në Seam Riep të Kamboxhias, në premierën e filmit të saj të ri me titull “First They Killed My Father”.
Aktorja ishte e pranishme bashkë me fëmijët e saj Maddox 15, Pax 13, Zahara 12, Shiloh 8, derisa tetëvjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne nuk kanë qenë të pranishëm.
Filmi pikëllues tregon historinë e përvojës së Angelina-s në luftë dhe fëmijës së vogël Loung Un.