Home KRYESORE Mediat ruse: Rama do të japë dorëheqjen!

Mediat ruse: Rama do të japë dorëheqjen!

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph”, shpjegoi rrezikun që i vjen Shqipërisë nga ndikimi rus. Kështu e nis shkrimin për Kryeministrin Rama agjencia ruse e lajmeve Ruposters.

Mediat ruse i kanë kushtuar vëmendje intervistës që Kryeministri Rama ka bërë për “The Telegraph”, ku i ka bërë thirrje SHBA-së “mos na lini të biem në duart e rusëve”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nëse SHBA injoron rajonin e Ballkanit, mund të çojë në ndikim më të madh të Rusisë”, citon media ruse.

“Deklarata nga Kryeministri Edi Rama, vjen gjatë një krize politike, vetëm pak ditë nga bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, e cila kërkon një qeveri të përkohshme. Rama deklaroi vetë se është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm që më pas të udhëheqë kabinetin ndërsa akuzoi opozitën për bllokim të reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor”, shkruan “Ruposters”./lapsi.al

Share: