Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit, por jemi të sigurtë që shumë prej nesh e vuajnë këtë gjë, pasi problemet në tubacione mund të kenë shkaktuar myk në muret e shtëpisë suaj.
Veç anës estetike, e cila duhet të jetë gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
Edhe pse një alergji myku është problemi më i zakonshëm i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut, ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje dhe pa një reaksion alergjik. Myku gjithashtu mund të shkaktojë infeksione apo dhe reagimet toksike. Infeksionet e shkaktuara nga myku mund të zhvillojnë shumëllojshmëri problemesh shëndetësore .
Më poshtë do të lexoni 11 shenjat e sëmundjes së mykut (gjithmonë ai i shtëpisë)
Dhimbje koke, probleme me përqëndrimin apo mpirje truri.
Lodhje dhe dobësi.
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash.
Probleme me sytë, si skuqje apo dhimbje të lehta.
Astma dhe probleme me sinuset.
Ndjeni shije metalike në gojë.
Jeni tejet të etur dhe shkoni shpesh në tualet.