Home KRYESORE “NEW YORK TIMES” – Gishti te butoni bërthamor

“NEW YORK TIMES” – Gishti te butoni bërthamor

Shkencëtarët që studiojnë rrezikun e luftës bërthamore, së fundi lëvizën akrepat simbolikë të “Sahatit të katastrofës” në 2 minuta e gjysmë para mesnatës – që do të thotë se besojnë që bota është më afër katastrofës bërthamore se sa ka qenë që nga viti 1953, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik provuan bombat e hidrogjenit . Buletini i Shkencëtarëve Atomikë, të cilët krijuan orën në vitin 1947, thotë se presidenti Tramp është arsyeja kryesore për këtë zhvillim shqetësues.

Z. Tramp erdhi në detyrë me pak njohuri mbi arsenalin e madh bërthamor dhe raketat, avionët sulmues dhe nëndetëset që zotëron vendi. Ai ka folur madje, duke ngjallur alarm, në lidhje me përdorimin e këtyre armëve kundër terroristëve dhe për zgjerimin e aftësive bërthamore të Amerikës. Ai ka thënë se e çmon paparashikueshmërinë, që do të thotë me sa duket se dëshiron t’i mbajë vendet e tjera me zemër të ngrirë nëse do ta përdorë apo jo armën bërthamore.

“Le të rinisë gara e armëve”, tha në një intervistë televizive në dhjetor. Gjatë një debati tre muaj më parë, kundërshtoi veten duke thënë se “Me siguri nuk do të godisja kurrë i pari”, pastaj shtoi: “Po asnjë mundësi nuk hiqet nga tryeza.” Çfarë është shqetësuese në të gjithë këtë është se shprehjet e tij janë e kundërta e asaj që presidentët republikanë dhe demokratë kanë kërkuar prej një kohë të gjatë, pra, për t’u siguruar që këto armë nuk do të përdoren.

Frika e një veprim të tillë të rrëmbyer ka çuar senatorët Eduard Markej dhe Ted Lieu, të propozojnë një ligj që ia ndalon çdo presidenti përdorimin e një arme bërthamore pa shpalljen më parë të luftës nga Kongresi. Ideja ka mbështetje nga avokatët kryesorë të kontrollit të armëve, përfshirë edhe ish-sekretarin e mbrojtjes Uilliam Perri. Edhe pse mund të mos kalojë në këtë Kongres, të drejtuar nga republikanët, projektligji i dërgon një mesazh të qartë zotit Tramp se ai nuk duhet të përdorë armë bërthamore. Z. Tramp mund t’i drejtojë energjitë e tij në angazhimin me Rusinë për të reduktuar më tej arsenalet bërthamore të dy vendeve, duke penguar njëherësh programin bërthamor të Iranit apo Koresë së Veriut.

Z. Tramp komandon rreth 4,000 armë bërthamore, që vetëm ai ka fuqinë t’i nisë. Çdo vendim për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi duhet të merret shpejt. Kjo lloj zgjedhjeje për jetë a vdekje është sprovë për çdo udhëheqës, edhe ata të shkolluar në doktrinën bërthamore, por ndërlikimet e politikës dhe nuk duhet t’i lënë tensionet të shkojnë në pikën ku të bëhet i mundshëm përdorimi i armëve bërthamore.

Share: