Rezultatet e para të njërit prej studimeve më interesant në historinë e fluturimeve është lëshuar kohët e fundit.
Astronautët Scott dhe Mark Kelly janë binjakë identikë të cilët vullnetarisht morën pjesë në këtë eksperiment: Scott udhëtoi në hapësirë me astronautët e tjerë dhe kaloi 340 ditë atje, përderisa Mark qëndroi në Tokë.
Projekti “Twin Study” u bë për të ekzaminuar efektet që udhëtimi në hapësirë ka në trupin e njeriut. Pasi binjakët identikë kanë të njëjtin material gjenetik, ky hulumtim iu dha shkencëtarëve të NASA-s një sasi të madhe të dhënash të cilat do të analizohen në të ardhmen.
Edhe pse disa analiza janë ende në proces, disa prej rezultateve më kurioze janë lëshuar tashmë për publik, transmeton Gazeta Express.
Në skajet e kromozomeve të njeriut shtrihen telomeret. Gjatësia e tyre zvogëlohet me çdo dyfishim qelizor. Por, pas shumë kopjeve, telomeret shkurtohen dhe qelizat nuk ndahen më.
Ky është njëri nga faktorët që nxit plakjen. Shkencëtarët gjetën se përderisa Scott ishte në orbitë, telomeret e tij u rritën më shumë se sa të vëllait të tij binjak pak pasi ai u thye në Tokë.
Një tjetër rezultat interesant nga ky studim është se gjatë vitit të tij në hapësirë, ADN-ja e Scott u bë pak më e ndryshme sesa ajo e Markut. Megjithatë, pas një kohe ajo u kthye në nivelin e saj të mëparshëm.
Nuk është ende e qartë se çfarë nënkuptojnë këto gjetje pasi që studimet ende nuk janë përfunduar, dhe NASA ka në plan të bëjë hulumtime edhe me astronautë të tjerë gjithashtu.
Por ky eksperiment ju na bën të mendojmë rreth ‘Paradoksit Binjak’ të Ajnshtajnit dhe Teorisë së Relativitetit, që na tregon se koha ngadalësohet kur arrijmë shpejtësinë e dritës.
Natyrisht, nuk ka anije kozmike që udhëton me shpejtësinë e dritës. Por ndoshta një ditë ky eksperiment do të hedh dritë mbi pyetjen se si ta ndalojmë procesin e plakjes.
Dhe kush e di? Ndoshta për shkak të misioneve të hapësirës si ky, njerëzit së shpejti do të shpikin një pije të rinisë së përhershme./EXPRESS/