Shpërthimi më i fundit i Petrit Vasilit, ndaj Ëngjëll Agacit dhe alarmi publik që ai ka lëshuar përmes letrës së hapur, drejtuar Presidentit të Republikës dhe e botuar nga mediat, duket se është vetëm fillimi i një Përplasjeje të re të madhe.
Bëhet fjalë për një mekanizëm kontrolli të rëndësishëm që quhet OMN dhe që pritet të ndikojë shumë në përzgjedhjen e Vettingut. Në kundërshtim me Kushtetutën, ky mekanizëm është përqëndruar në duart e të besuarit të Ramës, e pra në vetë duart e kryeministrit.
Ky denoncim i rënë i zbardhur nga Petrit Vasili, është vërtet një gjë e rëndë, që pritet të ketë një përshkallëzim të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet Ps-Lsi, të cilat nuk po gjejnë dot paqe!