Nga Ilir Demalia
U pushkatua në një natë dhjetori të vitit 1963 në moshën 33 vjeçare. Ne gjygj në fjalën e fundit kërkoj: Më jepni një top të gjuaj sistemin tuaj!
Vargjet e tij testament u recituan nën zë me vete, mes miqsh të besuar…
E shkreta ti, o Republikë
U baltosesh zotërve
Dritën ta shuajnë në terr
E ditën ta ndezin
Bukën ta shtrojnë në sofër
E duart t’i presin…”.
Deri në 1990, nuk dinin fare për Trifon Xhagjikën talentet e reja që ngjiteshin në letrat e artin shqiptar me aprovimin e partise dhe Lidhjes Shkrimtarëve në shërbim të sistemit, që Xhagjika, në sallën e gjyqit kërkoj ta godiste me top!
Tash 53 vjet varri tij është i humbur. Ne vazhdojmë ditëlindjet e nderimet për ikonat e realizmit socialist që vrau poetë dhe i la pa varr duke shpëlar trushë me veprat e tyre një popull.
Historia vazhdon……