Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka pranuar prezencën e Romana Vlahutin në takimin me raportuesin e Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein.
Mësohet se Basha ka zhvilluar takimin vetëm me raportuesin, ndërsa ambasadorja e BE-së ka pritur në paradhomë.
Prej kohësh opozita ka nisur një fushatë kundër ambasadores Vlahutin, për të cilën thonë se është e njëanshme. Madje, Berisha tha në ‘News24’ se ajo është sorosiste.
Pas takimit me Fleckenstein, Basha nuk tërhiqet nga protesta
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi mbajti një fjalim sot pasdite në çadrën e protestuesve u ka kërkuar falje atyre që do t’i duhej të largohej për pak minuta nga ajo.
Basha njoftoi se do të takonte një zyrtar të lartë të PE-së. Ai nuk ia përmendi emrin, por “Panorama” mëson se ai është Knut Fleckeinstein, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Takimi mes tyre u zhvillua ne Seline e PD-se dhe zgjati me shume se 1 ore. Mesohet se ne fokus ka qene raporti mbi Shqiperine dhe reforma ne drejtesi.
Menjëherë pas takimit në një dalje për media kreu i Partisë Demokratike tha se opozita nuk ka kthim pas pa siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Që kur mazhoranca Rama-Meta mori 7 vendimet pa praninë e opozitës, që në atë moment është thyer premtimi. Ne kërkojnë zgjedhje të lira dhe qeveri teknike, asgjë tjetër përveçse këtyre. Ne kërkojmë largimin e kriminelëve nga politika” tha Basha.
I pyetur lidhur me deklaratën e bërë nga eurodeputeti Fleckenstein se “vendi i çdo force politike është në Parlament”, Basha u shpreh se opozita nuk mund t’i kthehet një “parlamenti të padekriminalizuar, parlament fasadë”, sipas tij.
Në përgjigje të akuzave se PD po përdor protestën për të bllokuar reformën në drejtësi dhe vettingun, Basha tha se: “Që opozita të kthehet në Parlament duhet të arrihet një pakt për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne jemi përjashtuar nga kjo mazhorancë nga ky aspekt i reformës në drejtësi që në shtator të 2016. PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë që mund të sjellë zgjedhje të kapura”.