Home KRYESORE Publikohet video e “perplasjes” te aktorit Gazmend Paja me gazetaren…

Publikohet video e “perplasjes” te aktorit Gazmend Paja me gazetaren…

Sherri mes gazetares së kulturës dhe aktorit Gazmend Pajës në skenën e teatrit u pasqyrua së tepërmi ditët e fundit në media. Madje ndaj tij sherri shpërtheu më pas aktori Gaz Paja në emisionin Pasdite në “Top Channel” duke e quajtur gazetarën e kulturës si “gazetaruce pise që duhet të shporret”. Në këtë emision Gaz Paja u shpreh me ofendime për këtë përplasje me gazetaren.

Në këtë video prej 15 minutash të publikuar nga Lapsi.al do të shihni sesi realisht ka ndodhur ngjarja e shumëpërfolur mes gazetarës së kulturës dhe aktorit Paja. Në fillin të videos regjizori Kiço Londo, vetëofrohet me përulje t’i shërbejë duke lëvizur tavolinën me mikrofona, që “profesori” të ketë ekskluzivitetin për të folur.

Menjëherë sapo ka filluar pyetjen gazetarja aktori  i ka pëshpëritur kolegut të tij duke i thënë: “një sekondë para se të përgjigjesh, sa ta pyes unë diçka”.  Gaz Paja në këtë video duket sikur se po luan një rol të Portokallisë.

Një pjesë e debatit:

Paja: Çfarë të ka ngelur nga informacionet që të ka nisur Ada?

Gazetarja: Mua nuk mund të më ngelë asnjë gjë e shkruar se gjithmonë jemi mësuar që ajo që është e shkruar dhe kemi dalë shumë të zhgënjuer nga ajo që shohim,se ajo që është shkruar edhe mund të mos jetë dhënë.

Paja: Çfarë të bëri përshtypje nga informacionet e Adës? Dua të di sesi konceptohet në shkrim dhe çfarë duam ne të japim.

Gazetarja: Dua të shoh pjesën për të të thënë.

Paja: Ok, Genci mund të përgjigjesh.

Me sytë e skuqur Paja iu drejtohet gazetaëve: Ore kaq troç, i keni lexuar materialet që ju ka nisur Ada?

Gazetarët: Po i kemi lexuar, mos është më mirë që  të mos merremi më këto diskutime? Nuk ka një kocept që Gazi ka bërë këtë apo atë, atë koncept e mban regjiozori.

Paja: Informacioni që është nisur është i qartë.

Gazetarja: Është i përgjithshëm.

Paja: Si është?

Gazetarja: I përgjithashëm.

Paja: Ore ti goc, ti se se ke lexuar informacinin fare.

Gazetarja: E kam lexuar.

Paja: Çfarë mban mend nga ato? Se po ta kishte lexuar nga ato që të ka nisur Ada ka një gjë shumë interesante. Por gjithsesi e flasim edhe jashtë kameras.

Gazetarja: E flasim  edhe brenda kamerave.

Gaz Paja u çua në këmbë, eci drejt drejt gazetares duke vendosur gishtin tregues para fytyrës për t’i kërkuar të heshtë. (J.V/Shuplaka)

 

Share: